KËRCËNIMET
Për të mbrojtur të ardhmen e fokës, në Detin Adriatik Lindor, është e rëndësishme identifikimi i kërcënimeve me të cilat përballet gjitari si dhe të vlerësohet gjendja për zbatimin e masave konkrete ruajtëse. Sipas ekspertëve, mendohet se faktorët e mëposhtëm (shpesh të ndërlidhura) janë kërcënimet kryesore për fokat e Mesdheut:
VRASJET E QËLLIMSHME
Sipas të dhënave nga nekropsitë e kryera gjatë 25 viteve të fundit në Greqi, vrasja me paramendim është shkaku më i shpeshtë i vdekjes fokave. Vrasjet e qëllimshme mund të përbëjnë më shumë se 50% të vdekjeve të regjistruara tek individët e rriturit.
MBYTJA AKSIDENTALE
Mbytja në mënyrë aksidentale me pajisjet e peshkimit përbën një kërcënim serioz për fokën e Mesdheut. Fokat zakonisht ngatërrohen tek pajisjet e përdorura nga peshkatarët. Mbytja aksidentale mund të përbëjë më shumë se 46% të rasteve të vdekjeve të regjistruara për individët juvenile të fokave.
MBIPESHKIMI NJERËZOR
Mbipeshkimi mund të përbëjë një kërcënim serioz për mbijetesën e fokave, pasi teprimi i burimeve detare mund të çojë në mungesë ushqimore, e cila nga ana tjetër mund të ndikojë negativisht në procesin e riprodhimit, mbijetesën e të sapolindurve dhe juvenilëve dhe në fund të fundit në vet qëndrueshmërinë e të gjithë popullatës.
NDOTJA
Sipas informacioneve shkencore të kohëve të fundit nga Greqia, kanë deklaruar se, nivelet e rritura të ndotjes janë gjendur në indet e trupave të fokave. Kjo mund të përbëjë një kërcënim shumë të rëndësishëm për mbijetesën e specieve.
DEGRADIMI DHE SHKATËRRIMI I HABITATIT
Rritja e veprimtarive njerëzore në zonat bregdetare ka çuar në degradimin gradual të habitatit të përshtatshëm për prezencën e fokës. Ky kërcënim ka qenë një faktor për disa shekuj i cili ka ndikuar në ndryshimin e sjelljeve e saj me kalimin nga plazhet e hapura, duke e detyruar atë të fshihet dhe të pushtojë habitatet margjinale (d.m.th. shpella detare). Kjo është një aspekt negativ në mundësitë e mbijetesës së specieve.
NGJARJET NATYRORE
Ngjarjet e vdekjeve masive të shkaktuara nga një virus apo më saktë një biotoksinë (alga toksike), i njëjti shkak ka çuar në vdekjen masive të fokave në rajonin Cabo Blanco në 1997, I cili përbën një rrezik kronik që kërcënon mbijetesën e fokës së Mesdheut në Greqi, veçanërisht pasi niveli i popullsisë është kaq i ulët. Një vdekje masive nga një shpërthim i sëmundjes, biotoksinës ose një ngjarje ekstreme e motit mund të ketë një ndikim shkatërrues për fokat e mbetura.