SHPËRNDARJA
Në të kaluarën, foka e Mesdheut ka jetuar përgjatë brigjeve të Detit të Zi, në të gjithë detin Mesdhe, në ishujt Atlantik të Madeira, Azores dhe Kepi Verde. Përgjatë bregdetit veriperëndimor të Afrikës, speciet jetonin nga Maroku në veri gjatë gjithë rrugës deri në Senegal dhe Gambia. Gjuetia sistematike dhe persekutimi i specieve gjatë shekujve të kaluar, duket se ka qenë arsyeja kryesore për rënien dramatike të popullatës së fokës së Mesdheut. Vrasjet intensive që ndodhën në dy shekujt e fundit, duket se i kanë shtyrë speciet drejt zhdukjes në Detin e Zi dhe në shumicën e vendeve të Mesdheut (përfshirë pothuajse të gjitha vendet në Pellgun Jugor të Mesdheut, si Spanjën, Francën dhe Italinë në Pellgun Verior të Mesdheut).
Në ditët e sotme, shpërndarja e popullatës është zvogëluar ndjeshëm dhe popullata e fokës së Mesdheut mund të gjendet në katër nënpopullata të izoluara:
- Një popullatë e vogël me rreth 40 individë në Arkipelagun e Madeiras në Oqeanin Atlantik.
- Një koloni me afro 220 individë në bregdetin Atlantik të Afrikës veriperëndimore në Gadishullin Cabo Blanco. Një vdekje masive në 1997, e uli atë popullsi me dy të tretat e saj dhe kolonia është ripërtërirë vetëm pjesërisht.
- Një popullsi e vogël me ndoshta më pak se 10 individë përgjatë bregdetit Mesdhetar, Maroken dhe Algjerian. Sidoqoftë, mungesa e monitorimit sistematik dhe e masave konkrete të ruajtjesnë atë zonë e bën të pasigurt mbijetesën e kësaj popullate të vogël.
- Numri më i lartë i fokave mund të gjendet në Pellgun Lindor të Mesdheut, kryesisht në Detet Jon dhe Egje në Greqi, si dhe përgjatë brigjeve të Mesdheut të Turqisë.
Kohët e fundit, vëzhgime të individëve të fokës janë regjistruar në Izrael, Libi, Qipro, Kroaci, Shqipëri, Mali i Zi dhe Itali. Kjo është një shenjë shpresëdhënëse që speciet do të jenë në gjendje të kthehen në zonat e saj më të vjetra të shpërndarjes.